Elbasani sapo ka njoftuar para pak minutash kundërshtarët me të cilët do të përballen në fazën përgatitore në Ptolemaida të Greqisë. Verdheblutë kanë marrë “frymëzim” nga Barcelona, për këtë turne miqësor. “Djemtë” e Ivan Gvozdenoviq” do të përballen me Eordaikos dhe Megas Alexandros Florina dhe secila prej tyre do të luhet po nga 45 minuta secila.
Fillimisht do të zbresin në fushë prë ndeshjen me Eordaikos në orën , ndërsa 50 minuta më vonë ndaj Megas Alexandros. Kujtojmë se dhe gjiganti spanjoll bëri të njëjtën gjë përballë Nottingham Forest dhe Udineses mbrëmjen e djeshme, duke fituar të parin 1-0 dhe humbur të radhës me të njëjtin rezultat.
