Gazeta e njohur britanike The Guardian ka raportuar për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Incidenti ndodhi pasi Kurti kërkoi sërish ndërprerjen e seancës konstituive, pa propozuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Ai tha se nevojitet më shumë kohë për negociata lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Sipas raportimit të The Guardian , Kadrijaj nxori vezët nga çanta e saj dhe ia hodhi Kurtit, ndërsa bërtiste: “Turp, turp!” Gazeta britanike shkruan se Kosova ka mbetur në një ngërç politik prej gati dy vitesh , duke iu referuar krizës së vazhdueshme institucionale.
The Guardian ka rikujtuar edhe një incident të ngjashëm të vitit 2015, kur “viktimë” e vezëve ishte kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa. Në atë kohë, Mustafa ishte qëlluar me vezë gjatë një seance në Kuvend, në një prej rasteve më të bujshme të protestës politike brenda institucionit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
