Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar lidhur me plagët e luftës dhe fatin e personave të pagjetur, duke theksuar se Kosova ende përballet me pasojat e krimeve të luftës dhe mungesën e drejtësisë.
Peci ka thënë se, edhe pas më shumë se dy dekadash, familjet e të pagjeturve vazhdojnë të jetojnë mes dhimbjes, pritjes dhe shpresës për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Ai ka theksuar se Mitrovica është ndër vendet që e ka paguar më shtrenjtë çmimin e lirisë gjatë luftës.
Postim i plotë: Kosova ende i ka varret e hapura e plagën që kullon, e Serbia gjenocidale as kërkim falje nuk kërkon. Për një çerek shekulli, Mitrovica më së shtrenjti e pagoi çmimin e lirisë. Nga antikiteti jemi në veri, aty ku varrezat shqiptare dëshmojnë praninë dhe historinë tonë në këto troje. Ka kaluar kaq shumë kohë për t’u adresuar çdo plagë e jona.
Të vërtetën nuk e fsheh asgjë, gjaku nuk humbet, e as dheu nuk lejon mbulimin e krimit. Për afër 3 dekada vuajtje, pritje, dhimbje e kërkim, për familjarët e të pagjeturve që jetuan me pikëllimin dhe shpresën se një ditë do të mund të vendosin lule mbi varrezat e më të dashurve të tyre. Dhimbje që kërkon shërim. Krime që kërkojnë drejtësi këtu nga Kalludra e Zubin Potokut.
