Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Shtime

0%

Dy drejtues automjetesh janë ndëshkuar nga Policia për kundërvajtje të rënda në trafik gjatë kontrolleve të shtuara në rrugën “Skënderbeu” në Shtime. Sipas Policisë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Shtime kanë identifikuar dy raste të tejkalimit në vijë të plotë.

Në rastin e parë, F.O., 33-vjeç, i cili drejtonte një automjet VW Caddy, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri. Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit.

Ndërsa, shoferi M.B., 37-vjeç, është ndëshkuar po ashtu pasi, në të njëjtën rrugë, me automjetin VW Passat, ka bërë tejkalim në vijë të plotë. Gjatë kontrollit është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte regjistrimin e skaduar që nga .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për këto dy kundërvajtje, ndaj drejtuesit janë shqiptuar gjithsej: 400 euro gjobë; 2 pikë negative; 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe zbatimit të plotë të dispozitave ligjore.

Burimi: Kallxo