Bujar Pllana ndahet me Lechia Gdansk, mbrojtësi shqiptar bëhet lojtar

0%

Bujar Pllana nuk do të jetë më pjesë e Lechia Gdansk. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka mbyllur bashkëpunimin me klubin polak, edhe pse në kontratën e tij kishin mbetur edhe dy vite. Ndarja vjen pas një periudhe të tensionuar mes palëve, që nisi pas rënies së Lechia Gdansk nga kategoria.

Pllana nuk pranoi të luante në javët e para të kampionatit në kategorinë e dytë, ndërsa klubi tashmë ka pranuar ndërprerjen e kontratës me marrëveshje. Situata ishte bërë publike edhe nga trajneri Vladislav Lupashko, i cili dy javë më parë tregoi se mbrojtësi nuk po pranonte të luante. Sipas tij, Pllana mund të kishte gjetur një tjetër skuadër ose të kishte probleme me pagesat.

Trajneri paralajmëroi në atë kohë edhe masa disiplinore ndaj futbollistit. Pavarësisht situatës, Pllana ishte në gjendje të mirë fizike. Dy ditë më parë, “WP Sportowe Fakty” raportoi për interesimin e klubeve të tjera dhe ofertat që kishte mbrojtësi shqiptar. Media polake sugjeroi gjithashtu që Lechia t’i hapte rrugë largimit. Tashmë marrëveshja është arritur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gazetari Tomasz Galinski raportoi se ndërprerja e kontratës është bërë me marrëveshje mes palëve dhe Pllana është zyrtarisht lojtar i lirë. Mbrojtësi shqiptar pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij, ndërsa ofertat e raportuara mund t’i japin mundësinë për të nisur një aventurë të re pas largimit nga Lechia Gdansk.

Burimi: Bota Sot