Rrëzohet helikopteri me turistë në Brazil, asnjë i mbijetuar – u

0%

Një helikopter u rrëzua në Rio de Janeiro, Brazil, duke vrarë të katër personat në bord. Raportohet se të vdekurit përfshijnë pilotin dhe tre turistë kolumbianë – një grua 59-vjeçare, vajzën e saj 37-vjeçare dhe mbesën e saj 17-vjeçare. Helikopteri u rrëzua në rrethana të paqarta në Parkun Kombëtar Tijuca, në një shpat mali me bimësi të dendur.

Zjarrfikësit thanë se katër personat në bord u gjetën “të djegur”. Ndryshe, Në qershor, gjashtë persona vdiqën në një përplasje midis dy helikopterëve në Rio de Janeiro, përfshirë këngëtarin amerikan Oliver Tree dhe YouTuberin argjentinas Gaspar Prim.

Kryetari i Bashkisë së Rios, Eduardo Cavaliere, theksoi se i ka kërkuar Agjencisë Braziliane të Aviacionit Civil të marrë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e fluturimeve me helikopterë, numri i të cilave po rritet në këtë destinacion të njohur turistik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi