Pas veprimit të deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, e cila gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar edhe këshilltari i tij, Hysamedin Feraj. Feraj ka adresuar kritika ndaj Kadriajt, duke rikujtuar të kaluarën e saj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimet e saj politike ndër vite.
Në reagimin e tij, Feraj ka përmendur edhe “raportet” politike me Milan Radojçiqin, ndërsa ka bërë një krahasim mes veprimeve të Kadriajt ndaj Kurtit dhe qëndrimeve të saj të mëparshme. Postim i plotë: Gati e kishim harruar se Time Kadriaj ka qenë në UÇK-në, ndoshta sepse me vite të tëra ka bashkëpunu me kriminelin e luftës Milan Radojçiq.
Zinxhir ngjarjesh: shefi i Timës e pat shpallë Radojçiqin Zot shpie në Kosovë, së paku në pjesën veriore, Qeveria e Albini e ndoqi me plumba, e shpalli në kërkim dhe të pandehur për krime lufte, Tima goditi Albinnin… Ndoshta të dy, Tima e shefi i saj muund të thotë se nuk e kan ditur se ka kryer krime lufte, sepse kur njeriu nuk do ta di në gjë ia arrin edhe këtij qëllimi.
E tani cillën veprimtari të Timës ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po e zgjat shumë?
