Ariana Grande ka marrë mbështetje publike nga vëllai i saj, Frankie Grande, mes vëmendjes së shtuar ndaj shëndetit dhe humbjes së saj të dukshme në peshë. Frankie, 43 vjeç, ndau në Instagram pamje nga koncerti i fundit i Arianës në Çikago dhe i kushtoi asaj një mesazh të ndjerë: “Familje përgjithmonë. Do të të mbështes deri në fund të kohës.
Jam shumë krenar për ty dhe shumë i lumtur për ty”. Ai ishte i pranishëm së bashku me nënën e tyre, Joan Grande, në shfaqjen e Arianës në United Center. “Ishte një natë magjike. Ti je magjike. Ti je gjithçka për mua”, shkroi Frankie, duke shtuar se ishte shumë i lumtur që e pa të shkëlqente në turne, shkruan DailyMail.
Mesazhi vjen pasi pamja e Arianës në videoklipin e këngës “Petal” ka nxitur shqetësime dhe komente publike për peshën e saj. Pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine”, këngëtarja pritet të tërhiqet për një periudhë nga vëmendja publike dhe të marrë një pushim nga puna dhe daljet publike.
