Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë të shtunën në fshatin Ramajn, në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se aksidenti është raportuar rreth orës .
Ndërkohë, njësitet kompetente të Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
