Marcus Rashford është rikthyer sot në qendrën stërvitore Carrington, ndërsa Manchester United beson se sulmuesi anglez ka gjasa serioze të qëndrojë në klub. Rashford nuk e konsideron Turqinë apo Arabinë Saudite si destinacione të mundshme për të ardhmen e tij gjatë kësaj vere.
Manchester United i ka hapur derën mundësisë që 27-vjeçari të vazhdojë karrierën në Old Trafford, ndërsa edhe trajneri Michael Carrick është i përfshirë në diskutimet për të ardhmen e tij. Pas një periudhe të pasigurt, situata e Rashfordit duket se po ndryshon dhe qëndrimi te Manchester United tashmë shihet si një skenar gjithnjë e më real.
