E rëndë në Ksamil, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën e

0%

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës , në një parkim privat pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E.

M., teksa po kryente një manovër parkimi me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare. Për pasojë, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit. /Euronews.al

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi