Temperaturat sot deri në 40 gradë Celsius, ISHP me rekomandime për

0%

Moti përvëlues ka përfshirë vendin këtë fundjavë me temperatura deri në 40 gradë celsius.Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se është aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta. Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me rekomandime konkrete për mbrojtën e punëtorëve dhe kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

Punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në hapësira të mbyllura me temperatura të larta janë ndër kategoritë më të rrezikuara gjatë valëve të të nxehtit. ISHP rekomandon masa të veçanta për mbrojtjen e tyre, veçanërisht kur puna përfshin ekspozim të drejtpërdrejtë në diell, temperatura të larta ose sforcim të madh fizik.

KATEGORITË E RREZIKUARA: Punëtorë ndërtimi Punëtorë komunalë Bujq Shpërndarës Policë të trafikut Punëtorë në prodhim Kuzhinierë dhe staf kuzhine Punëtorë në furra buke Punëtorë në shkritore Sipas ISHP-së, punëdhënësit duhet ta përshtatin organizimin e punës me kushtet e motit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në periudhën nga ora 11 deri në 17, kur ngarkesa termike është më e madhe, rekomandohen pushime më të shpeshta, rotacion i punëtorëve dhe, kur është e mundur, zhvendosja e aktiviteteve fizike në orët më të freskëta të ditës.

MASAT PËR PUNËDHËNËSIT: Ventilim dhe klimatizim Hijezim i hapësirave Matje e temperaturësHapësirë për freskim Pushime më të shpeshta Rotacion i punëtorëve Punë në turne Orar fleksibil Punë nga distanca Shmangie e punës në diell Ulje e sforcimit fizik ISHP rekomandon që detyrat që kërkojnë sforcim të madh fizik, kur lejon procesi i punës, të kryhen herët në mëngjes ose në orët e vona të pasdites.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet punonjësve më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. KATEGORITË E NDJESHME: Persona me sëmundje kronike Punëtorë të moshuar Gra shtatzëna Persona me mbipeshë trupore Edhe vetë punëtorët duhet të marrin masa mbrojtëse gjatë ditëve me temperatura të larta.

Rekomandohet konsumimi i mjaftueshëm i ujit, shmangia e alkoolit dhe kafeinës së tepërt, si dhe përdorimi i veshjeve të lehta dhe mbrojtjes nga dielli.

MBROJTJA NGA VAPA: Mjaftueshëm ujë Elektrolite sipas nevojës Veshje të lehta Veshje pambuku Kapelë Syze dielli Krem mbrojtës Qëndrim në hije Hapësira të klimatizuara Punëtorët duhet të njohin edhe shenjat e para të rraskapitjes dhe goditjes nga nxehtësia.

Marramendja, dobësia, dhimbja e kokës, të përzierat, djersitja e tepërt ose mungesa e djersitjes dhe konfuzioni janë shenja që kërkojnë reagim të menjëhershëm.

SHENJAT E RREZIKUT: Marramendje Dobësi Dhimbje koke Të përziera Djersitje e tepërt Ndërprerje e djersitjes Në rast dyshimi për goditje nga nxehtësia, ISHP rekomandon thirrjen e menjëhershme të ndihmës mjekësore në numrin 194 ose 112. Deri në ardhjen e ekipeve mjekësore, personi duhet të dërgohet në një hapësirë të freskët, të ftohet me ujë dhe kompresa të ftohta dhe të mbahet nën vëzhgim.

NË RAST GODITJEJE NGA NXEHTËSIA: Numat e urgjencës – 194 / 112 Hapësirë e freskët Pozicion shtrirë Ujë dhe kompresa të ftohta Pozicion anësor – në rast pavetëdijeje Edhe në ditët në vijim Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se do të mbajë mot me diell dhe shumë të nxehtë, me vranësira të vogla deri në të moderuara gjatë ditës.

Nesër, gjatë orëve të pasdites, do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shfaqje të bubullimave.

Burimi: Telegrafi