Ernest Muçit i është shtuar simpatia te tifozët e Trabzonsporit, pasi vendosi të dorëzonte numrin 10 për Mohamed Salah. Mesfushori me tipare sulmuese mori më pas numrin 7, duke na kthyer pas 30 vite për një nga historitë më të famshme të fanellave. Ishte Devid Bekam që shpërtheu në sezonin 1996/97, duke fituar simpatinë e të gjithëve te Mancheter Utd. Asokohe mbante numrin 10.
Më pas u thirr nga trajneri Ferguson, i cili i komunikoi vendimin për sezonin e ri. Blerja e re e Junajtid, Tedi Sheringam, do të merrte numrin 10. Në anën tjetër Bekam do të mbante numrin 7, i cili ishte lënë bosh nga Erik Kantona. Me Bekam u kthye në trend, ndërsa më pas e mori Kristiano Ronaldo pas largimit të legjendës së Anglisë. Kështu edhe u bë fanella epike e Junajtid.
Muçi dje e mbajti për herë të parë veshur fanellën me numër 7 te Trabzonspori. Ndaj Goztepes në miqësore ia doli të asistonte.
