Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është ndaluar mbrëmjen e së shtunës në Pikën Kufitare në Vërmicë, teksa po hynte në Kosovë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sadik Ollurin, rreth 49-vjeçar, nga fshati Krojmir i Lipjanit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, më 8 gusht, rreth orës , autoritetet në pikën kufitare kanë njoftuar se Olluri është ndaluar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte urdhëresë aktive. Urdhëresa ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.
Pas ndalimit dhe përfundimit të procedurave për realizimin e urdhëresës, 49-vjeçari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit. Në informacionin e siguruar nuk specifikohet vepra penale apo kohëzgjatja e dënimit për të cilin ishte lëshuar urdhëresa.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
