Analisti dhe opinionisti Lirim Gashi ka reaguar me një shkrim satirik me tone ironike, rreth gjuajtjes së vezëve dje nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi përshkruan një situatë imagjinare në një kotec, ku personazhi i Time Kadrijajt paraqitet si e fiksuar pas “vezëve të gjelave”, ndërsa pulat akuzohen se i duan të njëjtat vezë.
Sipas autorit, sa herë që një pulë shpreh admirim për vezët e një gjeli, “Timja” reagon duke i thyer vezët e pulave në shenjë hakmarrjeje. Satira shkon më tej duke vendosur “rregulla të reja” në kotec, sipas të cilave pulat mund t’i shikojnë vezët vetëm me leje të posaçme nga Timja.
Një pulë e moshuar e përshkruan situatën si “politikë të jashtme të një gruaje që i ka shpallur luftë gjysmës së kotecit për shkak të vezëve”. Në fund të shkrimit, autori e zhvendos ironinë në një mesazh më të gjerë, ku një vezë e vjetër thotë se në “luftërat e lindura nga xhelozia, zakonisht pësojnë ata që nuk kanë bërë asgjë”.
Shkrimi i plotë: Më në fund u zbulua e vërteta se përse Time Kadrijaj ua thyen vezët pulave. Ajo hakmerret. Jo sepse i urren pulat. Përkundrazi. Ajo ka vetëm një problem me to: Pulat i duan shumë vezët e gjelave. Dhe kjo e çon Timen në kulm të tërbimit. Sepse Time i do vezët e gjelave edhe më shumë.
Ajo i puth, i përkëdhel, i lëmon dhe i ruan me një përkushtim të tillë, saqë tashmë edhe gjelat kanë filluar të kërkojnë avokat për të vërtetuar pronësinë mbi vezët e tyre. Sepse sa herë që një pulë afrohet dhe thotë: — Sa të bukura janë vezët e këtij gjeli! Time shfaqet menjëherë: — Të pëlqejnë? — Po. KRAK! — Pse ma theve vezën?! — Për hakmarrje. Sepse edhe ti e do vezën që dua unë.
Që nga ajo ditë, në kotec hyri në fuqi një rregull i ri: Pulat mund t’i shikojnë vezët e gjelave, por vetëm me leje të posaçme nga Timja. Një pulë e moshuar e përmblodhi gjithë situatën: — Kjo nuk është më xhelozi. — Po çfarë është? — Është politikë e jashtme e një gruaje që i ka shpallur luftë një gjysme koteci për shkak të vezëve.
Gjeli, i cili po dëgjonte nga një cep, pyeti: — Po unë çfarë roli kam në gjithë këtë? Pula e shikoi me keqardhje: — Ti je shkaku i konfliktit. Gjeli heshti. Pastaj i pa vezët e veta dhe tha: — Për herë të parë në jetë po e kuptoj pse janë kaq konfuze, kur mi përkëdhel Timja. Pulat vazhduan t’i duan vezët e gjelave. Vezët e pulave vazhduan të thyheshin nga duart e Times.
Derisa një vezë e vogël pyeti: — Çfarë faji kemi ne? Një vezë e vjetër iu përgjigj: — Asnjë. Por në luftërat e lindura nga xhelozia, zakonisht pësojnë ata që nuk kanë bërë asgjë.
