Një i mitur ka vdekur mbrëmë, pasi më 2 gusht dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas incidentit viktima ishte dërguar me lëndime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim të vazhdueshëm. Më 8 gusht është konfirmuar se i mituri ka humbur jetën.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK. Policia njëherësh e ka cilësuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.
Burimi:
Bota Sot
