Aksident në Prishtinë, vdes një person

0%

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën, më , në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës dhe në të janë përfshirë dy automjete civile, të cilat drejtoheshin nga meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Burimi: Kallxo