Policia e Kosovës ka njoftuar se në një një banesë në Ferizaj kanë hasur në pesë persona me shtetësi pakistaneze. Sipas raportit 24-orësh, një shtetas i Shqipërisë, e kishte marrë banesën me qira dhe në të kishte strehuar emigrantët.
“Policia e Kosovës ka siguruar informacione se në banesën e të dyshuarit mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë të cilën e kishte me qira, gjenden pesë persona me shtetësi pakistaneze.” , thuhet në raport. Aty thuhet se më pas janë kryer kontrolle dhe janë sekuestruar paraportat e tyre.
“Si rezultat i veprimeve policore në vendin e ngjarjes janë hasur personat si dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pasaporta dhe shtatë leje qëndrimi të Qipros, një letërnjoftim pakistanez, katër pasaporta të Bangladeshit, një pasaportë e Nepalit, një ID e Nepalit, një patent shofer i Pakistanit dhe një çelës veture. ”, thuhet në raport.
Sipas njoftimit, viktimat janë dërguar në Qendrën e pritjes në Vranidoll, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
