A ka fluks këtë vikend? Ja si paraqitet gjendja në pikat kufitare

0%

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa probleme, megjithatë në disa vendkalime janë raportuar pritje dhe kolona të automjeteve. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 100 metra.

Në Merdarë, koha e pritjes në hyrje dhe dalje nga vendi shkon deri në 10-15 minuta. Pritje më të shkurtra janë raportuar edhe në Kullë dhe Vërmicë, ku automjetet presin rreth 5-6 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 50 metra. Në vendkalimet e tjera kufitare, qarkullimi është më i lirshëm, me kohë pritjeje kryesisht 3-5 minuta.

Burimi: Bota Sot