Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së dielës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën , pritjet në hyrje janë deri në 15 minuta në Merdarë, ndërsa në Han të Elezit dhe në Dheu i Bardhë janë rreth 10 minuta.
Ndërkaq, edhe në dalje nga Kosova, pritjet janë pothuajse në të njëjtin nivel kohor. Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë edhe më të shkurtra dhe nuk kalojnë pesë minuta.
