I shpallur në kërkim për inceneratorin e Tiranës/ Vihet në pranga në

0%

Arrestohet nga Policia e Vlorës Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim prej dy vitesh nën akuzë për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në zonën e Palasës.

Nallbani është i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. DVP Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”.

Kapet një shtetas i shumëkërkuar për veprimtari kriminale të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga SPAK. Operacioni u zhvillua nga Forcat Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të kryera nga strukturat operacionale të DVP Vlorë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni, në një vilë në Palasë, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shumëkërkuar R. N., 50 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: – “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; – “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Burimi: Bota Sot