Shkëndija e Tetovës ndërpresin përkohësisht misionin evropian për t’u përqendruar te derbi i madh (nesër, 17.00) ndaj Vardarit në Shkup, ku synojnë fitoren e dytë rresht në kampionat pas triumfit startues.
“Ndërmjet dy sfidave me Hibernianin në raundin e tretë eliminator të UEFA Conference League, Shkëndija zbret në fushë për derbin e xhiros së dytë në elitën vendore Pas kthimit nga Skocia, skuadra udhëtoi direkt drejt Tetovës ku pati dy ditë kohë për t’u përgatitur maksimalisht për këtë përballje me peshë Kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me pikë të plota në kampionat përballë rivalit që po ashtu nisi edicionin me fitore Portieri Baboucarr Gaye vazhdon të mbetet jashtë kombinimit për shkak të dëmtimit.
Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski akoma ndjen dhimbje në krahëror dhe nuk është gati për lojë. Sebastian Spahiu nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për këtë përballje. Portieri Astrit Amzai ka zhvilluar stërvitjen e sotme me grupin, por mbetet në dyshim pasi nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimet fizike.
Forma në kampionat: Shkëndija e nisi edicionin e ri me një triumf bindës 3:0 ndaj Skopjes, ndërsa Vardari po ashtu e nisi kampionatin me fitore 2:0 ndaj Bregallnicës. Kontrasti evropian: Ndërsa Shkëndija kaloi me sukses dy raundet e para eliminatore në Evropë, Vardari mbylli aventurën ndërkombëtare pas eliminimeve nga KuPS (Champions League) dhe Riga (Conference League).
Rritja e ritmit: Përballja kërkon përqendrim maksimal për të menaxhuar ngarkesën fizike mes udhëtimeve evropiane dhe rivalitetit intensiv të kampionatit vendor. Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë derbi të futbollit vendor i është besuar arbitrit Stojançe Trpçevski”, thuhet nga KF Shkëndija.