“Deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tënd

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili ka thënë se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar. OVL-UÇK e ka kritikuar ashpër deklaratën e Zelenskyt, duke e cilësuar atë si “anti-Kosovë” dhe duke e lidhur me qëndrimet e tij të shprehura gjatë vizitës në Beograd.

“Deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tënd para se të bëheshe president”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së. Në reagim, organizata u është referuar zhvillimeve historike dhe politike që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se lufta e viteve 1998–1999 i dha fund sundimit të regjimit serb në Kosovë.

Zelensky në Beograd: Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën Sipas OVL-UÇK-së, ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ishte vendimtare për ndaljen e spastrimit etnik dhe krimeve të kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për informacionin tuaj, lexo në vijim ngjarjet që demantojnë deklaratën tuaj, e që janë mbështetur nga të gjitha shtetet që po mbështesin përpjekjet tuaja për t’i dhënë fund pushtimit rus: 1) Pas luftës së zhvilluar në vitet 1998–1999 dhe rezistencës së popullit të Kosovës, vendi u çlirua nga sundimi dhe regjimi opresiv i Serbisë. 2) Bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e NATO-s, ndërhyri ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e ndërmarrë nga forcat serbe. 3) Më , Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj.

Deri më sot, pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga 121 shtete anëtare të OKB-së. 4) Legjitimiteti i pavarësisë u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale.

Më , Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë dha mendimin këshillimor ku konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Burimi: Telegrafi