Ish-basketbollisti Udonis Haslem ka nisur një aventurë të re në botën e sportit, duke u bërë aksioner i pakicës te klubi i futbollit Ipsuiç Taun, skuadër historike angleze që po përgatitet për një kapitull të ri në kampionatin anglez të futbollit (Premier Ligë).
Haslem bëri të ditur se kishte blerë pjesën e tij në klub në shtator të vitit 2025, duke shpjeguar se u tërhoq nga kultura dhe vlerat e skuadrës. “Basketbolli ka qenë jeta ime, por gjithmonë kam respektuar kulturën dhe ndikimin e futbollit. Jam krenar të njoftoj se shtatorin e kaluar u bëra një pronar i pakicës te Ipsuiç Taun”, shkroi ai.
Ish-lojtari i Majemi Hitit u ndikua veçanërisht nga motoja e klubit: “Vrapojmë drejt vështirësive”, një ide që sipas tij përputhet me mentalitetin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Investimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për Ipsuiç Taun, që pas rikthimit në Premier Ligë po përgatitet të jetë pjesë e sezonit 2026-27.
“Jam i emocionuar të mbështes atë që po ndërtohet te Ipsuiçi, brenda dhe jashtë fushës. Nga Majemi në Portman Roud. Nga NBA në Premier Ligë”, u shpreh Haslem. Haslem e kaloi gjithë karrierën e tij në NBA me Majemi Hitin, ku luajti për 20 sezone, fi toi tre tituj kampion dhe skuadra tërhoqi fanellën e tij me numrin 40 në nder të kontributit të tij.
