Argjentina merr një vendim të shpejtë

0%

Ndarja nga jeta e Jorge Messit, babait të Leo Messit, është një humbje e madhe jo për vetëm për lojtarin dhe familjen e tij, por për gjithë Argjentinën. Shoqata Argjentinase e Futbollit dhe Liga Profesionale e Futbollit kanë vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në të gjitha Kategoritë të nisin me një minutë heshtje.

Po ashtu lojtarët, stafi dhe arbitrat do të mbajnë një shirit të zi në krah. Flamujt në selinë e shoqatës dhe në objektet e tjera që i përkasin organit qeverisës të futbollit argjentinas do të valëviten në gjysmështizë deri të premten e ardhshme.

“Me hidhërim të thellë vajtojmë humbjen e pazëvendësueshme të Jorge Messit dhe, në nder të kujtimit të tij, kemi vendosur të mbajmë një minutë heshtje para fillimit të të gjitha ndeshjeve që do të luhen në kategoritë e ndryshme të futbollit argjentinas, përveç anëtarëve të ekipeve të arbitrave, lojtarëve dhe stafit teknik që mbajnë shirita të zinj në krahë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Flamujt në mjediset e Shoqatës Argjentinase të Futbollit do të valëviten gjithashtu në gjysmështizë, si shprehje zie, deri të premten e ardhshme, më 14 gusht”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shoqatës Argjentinase të Futbollit.

Burimi: Bota Sot