Fisnik Asllani do të mbetet lojtar i Hoffenheimit edhe këtë sezon. E gjithë kjo erdhi pas dështimit të transferimit të tij te RB Leipzig, ku gjithçka dukej e kompletuar por një problem mjekësor gjatë testeve të tij bën që marrëveshja të dështojë.
Pas kësaj, Asllani publikoi një foto në “Instagram” në palestër me mbishkrimin “Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj”, duke sinjalizuar se është gati për të shkëlqyer përsëri në Bundesliga me Hoffenheimin. Sezonin e kaluar, “Fisi” bëri 33 paraqitje në kampionatin gjerman duke shënuar plot 10 gola..
