Imazhet satelitore të publikuara nga Vantor, tregojnë shkallën e dëmeve në ndërtesat e kompanisë Wildberries në mbarë Rusinë.
E cilësuar si “Amazon-i rus”, të paktën 20 objekte në pronësi të kompanisë, që është shitësja më e madhe online në Rusi, ishin në shënjestër të fushatës ukrainase me dronë që nga mesi i korrikut. 1 Pamjet satelitore të publikuara nga Vantor tregojnë një depo të kompanisë Wildberries në Volgograd të Rusisë më 14 korrik dhe më pas më 1 gusht, pas një sulmi me dronë ukrainas. 2 Një depo e kompanisë Wildberries në Elektrostal të Rusisë më 16 maj dhe më pas më 5 gusht, ku objekti shihet pothuajse plotësisht i djegur pasi u sulmua në fund të korrikut. 3 Imazhet satelitore të Vantor tregojnë një depo të Wildberries në Simferopol, në Krimenë e pushtuar nga Rusia, më 22 korrik dhe më 4 gusht. 4 Një ndërtesë e Wildberries në Krasnodar të Rusisë më 21 korrik dhe më pas më 5 gusht, rreth dy javë pas një sulmi ukrainas me dronë. 5 Imazhi satelitor tregon tym që del nga një objekt i Wildberries në Nevinomisk, Rusi, më 22 korrik.
Imazhet e publikuara u realizuan nga sateliti Sentinel-2 i programit Copernicus të Bashkimit Evropian. 6 Imazhet satelitore para dhe pas, të publikuara nga Planet Labs PBC, tregojnë një objekt të kompanisë Wildberries në Novosemeikino, në rajonin Samara të Rusisë, i cili u godit nga dronë ukrainas më 2 gusht. 7 Shtëllunga tymi duke dalë nga një objekt i Wildberries në Aleksin, Rusi, më 6 gusht.
Një tjetër imazh nga sateliti Sentinel-2 i programit Copernicus të BE-së tregon objektin para sulmit, më 19 korrik/ REL
