Marmoush drejt largimit nga Manchester City, Newcastle futet në garë

0%

Omar Marmoush mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi egjiptian nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin titullar dhe, në rast të një oferte të përshtatshme, klubi anglez është i gatshëm të shqyrtojë largimin e tij.

Sipas “CaughtOffside”, në garë për 27-vjeçarin është futur edhe Newcastle United, që e ka vendosur Marmoush-in mes objektivave kryesorë për përforcimin e repartit ofensiv. Megjithatë, “Magpies” nuk janë të vetmit të interesuar. Barcelona e vlerëson sulmuesin egjiptian si një alternativë të mundshme për Julián Álvarez, transferimi i të cilit konsiderohet shumë i kushtueshëm.

Edhe Tottenham ka pasur kontakte joformale për Marmoushin, por aktualisht londinezët duket se janë të përqendruar te Savinho dhe Cody Gakpo. Newcastle ka një situatë të favorshme financiare pas shitjeve të Anthony Gordon, Sandro Tonalit dhe largimit të pritshëm të Bruno Guimaraes. Për këtë arsye, klubi anglez mund të jetë në gjendje të bëjë një investim të rëndësishëm në sulm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

City kërkon 60-65 milionë euro Manchester City e ka përcaktuar çmimin e Marmoush-it. Për të bindur kampionët anglezë, klubet e interesuara duhet të paguajnë një shumë mes 60 dhe 65 milionë euro. “Newcastle e di se duhet të bëjë investime të rëndësishme në sulm.

Nuk do të jetë një transferim i lirë, por Newcastle është nën presion për të bërë një goditje të tillë”, është shprehur një burim pranë situatës. Deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare për Marmoush-in. Manchester City nuk ka nevojë të shesë sulmuesin egjiptian dhe do ta shqyrtojë largimin e tij vetëm nëse plotësohen kushtet financiare të vendosura nga klubi.

Burimi: Bota Sot