Elbasani vazhdon të përforcohet në merkaton e verës. Afrimi i radhës është Toheeb Dare Baigboye që transferohet nga Serbia në Shqipëri. 22-vjeçari shton forcat në repartin e mbrojtjes siç raporton “Superliga Shqiptare Fan Club”. Bamigboye afrohet në ekipin e Gvozdenoviç pasi ishte pjesë e kategorisë së tretë në Serbi. Me Borac 1926 Cacak ishte që nga shkurti i vitit 2025.
Në edicionin e fundit e mbylli si vend i parë dhe u ngjit në kategorinë e dytë për nga rëndësia. Minutat për nigerianin mungojnë prej disa muajsh. Mbrojtësi në fjalë ka këmbën e majtë si të preferuar. I gjatë është 1,89 metër, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Novi Pazar e Metalac Gornji Milanovac.
