Skënderbeu fiton ndaj ekipit grek, tek ekipi i Ahmatajt debuton edhe lojtari i cili nuk është prezantuar! Skënderbeu ka fituar 3:0 ndaj Panetolikos U-19. Sfida u luajt në Korçë ku ekipi U-19 grek vendosi të udhëtonte. Pjesa e parë u mbyll 2 me 0 për ekipin e Ahmatajt, ndërsa rezultati u vulos edhe me një gol tjetër në të dytën. Te Skënderbeu shënuan Velçovski, Lagonidhis dhe Emanuel.
“Panorama Sport” konfirmoi edhe Matheus Alison që është afruar nga Kukësi. Ky i fundit më parë kërkohej edhe nga Flamurtari.
