Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmitarja: I rridhte gjak nga koka,

0%

Kozeta Shagla, banore e pallatit ku u vra 20-vjeçari Joan Zhuko në Korçë, ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave dhe skenën tronditëse që pa. Shagla tregoi se ndodhej në banesë bashkë me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Ajo doli nga banesa për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa pak metra më tutje pa 20-vjeçarin të shtrirë përtokë. “Unë isha brenda në shtëpi.

Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë me vrap dhe shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Nuk e mblidhja dot veten fare”, rrëfeu ajo. Ajo tha se viktima ishte rreth dy metra larg saj dhe kishte gjak në kokë.

“Pashë djalin të shtrirë poshtë, rreth dy metra, dhe po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”, tha Shagla, shkruan Euronews.al, përcjell Sinjali. Dëshmitarja theksoi se nuk e njihte viktimën dhe se ai nuk ishte banor i pallatit. “Nuk e njohim fare. S’është i pallatit, nuk është i pallatit tonë. Nuk e njihja fare. Nuk e di as ku banonte. Është tmerr. Një tronditje e madhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është tmerr i Zotit. Ne këtu na luajnë fëmijët çdo ditë. Nuk e kuptoj çfarë po bëhet”, u shpreh ajo. Shagla tha gjithashtu se nuk e kishte prekur viktimën, ndërsa theksoi se pamja e 20-vjeçarit të shtrirë përtokë i ka mbetur në mendje. Sipas saj, fillimisht në vendngjarje mbërriti policia, ndërsa më pas edhe ekipet mjekësore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com