Pacolli e quan opozitën “të shkretë”: Po rreshtohen në të njëjtën

0%

Shpërndaje në: Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, i ka quajtur partitë e deritashme opozitare “të shkretë”, duke i akuzuar për rreshtim në të njëjtën linjë me Listën Serbe për, siç thotë ajo, bllokimin e institucioneve të Kosovës.

Të shtunën, vazhdimi i seancës konstituive për legjislaturën e 11-të u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari pasi kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u godit me vezë nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj. Pacolli i ka kritikuar deputetët opozitarë, duke thënë se “nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë”.

Ajo ka pretenduar se opozita po rreshtohet “në të njëjtën linjë me Listën Serbe” për të bllokuar funksionimin e institucioneve. “Të shkretët, nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë! Gjuajnë me vezë Albin Kurtin, pikërisht njeriun që e shtriu sovranitetin në çdo cep të Republikës dhe e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi”, ka shkruar Pacolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas saj, dallimi mes protestave të Vetëvendosjes në të kaluarën dhe protestave të sotme të opozitës qëndron te motivet e tyre. Edhe Arbëri 22 kor 2026 Deponia në flakë, duhej të mbyllej më 2007 “Dallimi është i qartë, ne protestonim për të mbrojtur territorin e Kosovës e kundër Gjykatës Speciale, ndërsa ata sot protestojnë sepse po i humbin privilegjet e tyre”, ka deklaruar ajo.

Sipas Pacollit, bllokimi i institucioneve dhe bashkimi i opozitës kundër Kurtit do të ndikojë në mbështetjen e tyre te qytetarët. “Sa më shumë që bllokojnë e bëhen bashkë kundër Albin Kurtit, aq më shumë do të bie mbështetja për ta. Ne vazhdojmë fuqishëm me mbi 50%, ata le të mbesin të bashkuar, gjithnjë më të vegjël. Shteti nuk ndalet. VVazhdojmë!”, ka shkruar Pacolli. Statusi i Pacollit

Burimi: Koha