Pacolli për opozitën: Sot protestojnë sepse po i humbin privilegjet e

0%

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe veprimeve të opozitës, duke kritikuar ashpër protestën dhe hedhjen e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka deklaruar se kundërshtarët politikë të Kurtit, sipas saj, nuk e dinë arsyen e protestës dhe po veprojnë në kundërshtim me interesat e shtetit. Ajo ka bërë edhe një krahasim me protestat e së kaluarës, duke thënë se ato të organizuara nga Vetëvendosje kishin qëllime të ndryshme nga protestat e sotme të opozitës.

Postim i plotë: Të shkretët, nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë! ​Gjuajnë me vezë Albin Kurtin, pikërisht njeriun që e shtriu sovranitetin në çdo cep të Republikës dhe e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E sot, në vend se të mbrojnë interesin e shtetit, rreshtohen në të njëjtën linjë me Listën Serbe për të bllokuar institucionet. ​Dallimi është i qartë, ne protestonim për të mbrojtur territorin e Kosovës e kundër Gjykatës Speciale, ndërsa ata sot protestojnë sepse po i humbin privilegjet e tyre. ​Sa më shumë që bllokojnë e bëhen bashkë kundër Albin Kurtit, aq më shumë do të bie mbështetja për ta.

Ne vazhdojmë fuqishëm me mbi 50%, ata le të mbesin të bashkuar, gjithnjë më të vegjël. ​Shteti nuk ndalet. VVazhdojmë!

Burimi: Bota Sot