Hendbollisti Eray Karakoç është hendbollisti më i ri i Kastriotit të Ferizajt. Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, synon të përforcohet sa më shumë që të jetë gati për edicionin e ri dhe garat evropiane. KH Kastrioti Ferizaj ka kompletuar transferimin e hendbollistit turk Eray Karakoç, lojtar i Kombëtares së Turqisë.
Karakoç, i cili luan në pozitën e qendrës, pritet t’i sjellë ekipit freski, kreativitet dhe organizim në lojë, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri”, k a bërë të ditur KH Kastrioti.