Sergi Roberto bëhet me klub të ri, zyrtarizohet te LA Galaxy

0%

Sergi Roberto ka vendosur të lë futbollin evropian. Ish-kapiteni i Barcelonës, do të vazhdojë karrierën e tij në MLS te gjiganti i kësaj lige, LA Galaxy si lojtar i lirë. Roberto, nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për një sezon teksa do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin te Barcelona, Riqui Puig.

Spanjolli, së fundmi ishte pjesë e Comos ku i ndihmoi klubit të arrinte kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Burimi: Bota Sot