​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit

0%

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinës vetëm në 12 orët e fundit. Shifra shënon ditën me fluksin më të lartë të lëvizjeve përgjatë këtij viti, në një periudhë kur sezoni turistik ka arritur kulmin.

Pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit po i drejtohen Shqipërisë për pushimet verore, ndërsa në rritjen e lëvizjeve po ndikon edhe mbërritja e diasporës.

Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë – mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm tri orë Sipas të dhënave zyrtare, në 12 orë janë regjistruar 41 mijë e 183 hyrje dhe 35 mijë e 584 dalje. Pavarësisht fluksit të lartë, në Morinë nuk janë krijuar radhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktualisht pika kufitare po operon me 12 sportele, ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë vijon lëvizja e lirë. Shqipëria mbetet një prej destinacioneve të preferuara për turistët dhe emigrantët, jo vetëm për plazhet, por edhe për natyrën dhe bukuritë që ofron, raporton Top Channel.

Procedurat e kalimit kufitar dhe orientimi i automjeteve në rrugët e vendit, sipas pushuesve, po zhvillohen në përputhje me rregullat evropiane. /KP

Burimi: Telegrafi