Tensioni në Kuvend, lajm botëror

0%

Shpërndaje në: Ka bërë xhiron e botës, hedhja e vezëve në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, të shtunën në Kuvend të Kosovës. Media prestigjioze kanë raportuar për momentet tensionuese, pasi Kurti kërkoi shtyrjen e serishme të seancës konstituive.

Pasi ai u ul në ulësen e deputetit, Kadrijaj u ngrit dhe në drejtim të tij hodhi disa herë me vezë. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së deputetëve të tjerë dhe forcave të sigurimit. Agjencia “ Associated Press ” ka publikuar videon me titull “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Agjencia “ Reuters ” u ka ofruar mediave fotografi e video nga rasti. Ndërkaq “ The Guardian ” ka publikuar videon duke e titulluar “ligjvënësja kosovare i hedh vezë kryeministrit”. Publikimi ka zënë vend edhe në portalin e BBC -së. Momentin tensionues e ka publikuar edhe “ Skynews ”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha