Barcelona e dërgoi në Angli, por pret 55 milionë euro pas një viti

0%

Ronald Arauho do të veshë fanellën e Liverpulit gjatë këtij edicioni. Akordi me Barcelonën u arrit për huazim, ndërsa klubi i Premier Ligë do paguajë rrogën e sezonit. Liverpuli gëzon të drejtën e blerjes së kartonit për 55 milionë euro. Arauho prej kohësh ishte jashtë planeve të Barçës. Për 27-vjeçarin është eksperienca e dytë me një klub në Europë.

Te Barcelona u afrua në verën e vitit 2018, ndërsa ekipit të parë iu bashkua në tetor 2020. Lojtari nga Uruguai u penalizua jo pak edhe nga dëmtimet. Për të nis një eksperiencë e re.

Burimi: Bota Sot