Kështu nuk e keni parë Diellza Kolgecin, i befason të gjithë në

0%

Si gjithmonë, kapela është një nga të preferuarat e saj! Kësaj radhe, aktorja e mirënjohur Diellza Kolgeci është shfaqur me një lloj kapeleje që e mbron nga rrezet e diellit. Ajo ka postuar dy fotografi, duke treguar edhe një herë se është në formë të shkëlqyeshme.

Drejtoresha sportive e klubit të volejbollit Prishtina paralajmëron edhe befasi të tjera, ndërsa këto ditë, sipas saj, janë vetëm një paralajmërim për verën e nxehtë. Diellza po i kalon pushimet në bregdetin malazez, në Ulqin. Me pamjen dhe fizikun e saj prej sportisteje, ajo ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në bregdet.

Edhe një herë, ajo dëshmon se është shumë aktive dhe se kujdeset vazhdimisht për formën fizike, duke bërë stërvitje dhe vrapime të mëngjesit. Krahas aktrimit, ajo merret edhe me sporte të tjera. Në rutinën e saj janë vrapimi, fitnesi dhe tenisi, ndërsa pasion i veçantë për të janë edhe kick-box-i dhe skijimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot