Shpallen në kërkim tre vëllezër, dyshohen se hodhën eksploziv në

0%

Tre vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohen se kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e një banese private në lagjen “Tufinë” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , në derën e banesës së një 72-vjeçari me inicialet J. M. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të pakta materiale.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar operacionin policor të koduar “Motivi”, me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Sipas të dhënave të policisë, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të provave, është bërë e mundur identifikimi i tre personave të dyshuar.

Në kërkim janë shpallur shtetasit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër. Ata dyshohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se tre vëllezërit, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën plasëse në derën e banesës së J. M.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas policisë, të tre të dyshuarit kanë precedentë të mëparshëm penalë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Burimi: Kallxo