Pesë shtetas të huaj janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, pasi dyshohet se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor. Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më , rreth orës , pasi Policia në Ferizaj ka pranuar informatë lidhur me disa persona që dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor.
Njësitet policore reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe më pas kanë shoqëruar në stacionin policor pesë persona. Sipas verifikimeve fillestare të Policisë, bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit.
Personat e identifikuar janë: A.A., 22 vjeç, shtetas i Qipros, S.M., 28 vjeç, shtetas i Qipros, S.SH., 20 vjeç, shtetas i Qipros, A.R., 26 vjeç, shtetas i Qirpos, M.S., 28 vjeç, shtetas i Pakistanit. Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila pritet të ndërmarrë procedurat e mëtejshme hetimore.
