Ambasada britanike thirrje për tejkalimin e krizës: Punoni bashkë për

0%

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ambasada britanike thekson se politikanët tani duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave, për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm të Kosovës.

Në reagim thuhet se parlamenti është zemra e demokracisë dhe se ky institucion mbikëqyr punën e qeverisë dhe mundëson miratimin e ligjeve që mund ta çojnë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u takuar e bashkëbiseduar jam i lumtur ta bëj këtë “Parlamenti është zemra e demokracisë.

Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, e jo e sistemit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, për të mirën e popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Burimi: Telegrafi