Britania – deputetëve: Punoni bashkë urgjentisht për të mirën e

0%

Shpërndaje në: Ambasada britanike në Prishtinë u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të punojnë së bashku në drejtim të formimit të institucioneve të reja, dhe këtë ta bëjnë urgjentisht. Ambasada ka përçuar mesazh përmes Facebookut me thirrjen që zgjidhja e situatës politike të bëhet sa më shpejt për të mirën e popullit dhe të partneriteteve që Kosova ka me shtetet e tjera.

“Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës dhe jo e sistemit të saj. Ata tani duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut paqësor dhe negociatave, për të mirën e popullit të Kosovës dhe partneriteteve ndërkombëtare”, shkruan në reagimin e Ambasadës.

Burimi: Koha