Skuadra e Holstein Kiel ka marrë një pikë të madhe në udhëtim, duke luajtur baras me rezultat 2:2 me Darmstad-in, në takimin e javës së parë të Bundesliga II. Futbollisti nga Kosova, Leon Parduzi, ka startuar nga minuta e parë për Holstein Kel. 19-vjecari ka treguar formë të lartë, duke ndihmuar skuadrën e tij në këtë pikë të madhe.
Parduzi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 62-të, ndërsa u zëvendësua në atë të 84-tën. Sipas faqes së specializuar për statistika “Sofascore”, Parduzi u vlerësua me notën 7.2, ndërsa lojtar i ndeshjes është Guillermo Balzi i Kielit me notën 8.2. Për Kiel-in shënuan Balzi (8′) e Harres (52′) dhe për vendasit Lee Ho-Jae (76′) e Vukotiq (86′).
