Morata drejt “ëndrrës amerikane”

0%

Amerikanët e Atlanta United duan të përforcojnë sulmin dhe mendojnë se e kanë gjetur profilin që kërkojnë në Serie A. Dëshira e parë e klubit të MLS-së është Romelu Lukaku, por belgu është pranë transferimit te Fenerbahce për 10 milionë euro. Në këtë situatë, drejtuesit e Atlanta janë hedhur në “sulm” për Alvaro Morata.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Chelseat dhe Real Madridit nuk arriti të shënonte asnjë gol në Serie A sezonin e kaluar. Ai do të mbushë 34 vjeç në tetor dhe u transferua në Como në formë huazimi me detyrim blerjeje nga Milani për rreth 10-12 milionë euro.

Ende nuk dihen detajet e ofertës së klubit amerikan për sulmuesin spanjoll dhe Como, por klubi i Serie A nuk pritet të nxjerrë ndonjë problem.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot