Deputeti i PDK Arian Tahiri ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, për siç tha ai abuzimin që po i bëhet parlamentit. Kjo po ndodh siç tha ai tha ai nga Lëvizja Vetëvendosje. Tahiri e quajti papërgjegjësi për jetën e qytetarëve.
Tahiri: Është papërgjegjësi totale “Është për keqardhje me pa abuzimin që po ju bëhet institucionit më te rëndësishëm. ndryshojnë skenaret por qëllimi mbetet i njëjte me abuzua e cenua rendin kushtetues. Ne e dimë që LVV dhe Kurti e kanë numrin e mjaftueshëm të votave për ta bërë kryetarin e Kuvendit. Qytetarët kanë votuar për të pasur funksionalizim te institucioneve.
Kjo që po e shohim në Kuvend ështe tërësisht mungesë e përgjegjesisë. Në anën tjetër është papërgjegjësi për jetën e qytetarëve”, t ha ai. Është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Kjo pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kanidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.
“Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë” , tha Kurti. Pas kësaj kërkese, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar me vezë kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Për shkak të këtij incidenti, kryesuesi Dehari kërkoi sigurimi kuvendit të futet në sallë.
