Kurti: Nuk besoj se duhet t’i shpallim të përfunduara përpjekjet për

0%

Shpërndaje në: Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje kryetarëve të partive të tjera sërish për bisedime për çështjen e presidentit. Ai ka përsëritur se konstituimi pa marrëveshje politike për presidentin do të çonte në zgjedhje të reja.

“Nuk propozuam një emrë ndonëse i kemi votat për një gjë të tillë meqë çfarëdo konstituimi pa marrëveshje politike që do garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për presidentin do na shpinte te zgjedhjet e reja.

Andaj insistimi ynë i drejtë dhe i dobishëm është që të ulemi të bisedojmë të merremi vesh dhe vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje si kryetar i LVV me liderët e partive të tjera të konstituojmë Kuvendin, qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin”. Kurti ka shprehur qëndrimin se do të vazhdojë me përpjekjet për bisedime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nuk ka kuptim që të mos bëjmë marrëveshje, mos të bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit mes fillimit të seancës dhe vazhdimit të kësaj seance kam pasur takim, kam shkruar letra, dhe nuk besoj që duhet ti shpallim përpjekjet e dëshpëruara apo të përfunduara. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi sepse kështu e kërkon kushtetutshmëria”.

Burimi: Koha