Dy gjigantët anglezë pas sulmuesit të Interit, Pio Esposito

0%

Arsenal dhe Manchester United kanë shfaqur interesim për sulmuesin e Interit, Pio Esposito. Sipas The Sun, të dy klubet angleze kanë dërguar skautë për ta ndjekur nga afër 21-vjeçarin gjatë ndeshjeve parasezonale. Arsenali, ndërkohë, thuhet se e ka monitoruar sulmuesin italian prej disa muajsh.

Interi publikisht e konsideron Espositon si një lojtar “të paprekshëm”, por në prapaskenë klubi italian raportohet se ka vendosur një çmim prej rreth 73 milionë funte për të. Një tjetër faktor që mund ta favorizojë një transferim në Premier League është vetë lojtari.

Esposito thuhet se është shumë i hapur ndaj mundësisë për t’u transferuar në Angli, nëse një ofertë konkrete mbërrin në Milano. Për momentin, Arsenal dhe Manchester United po monitorojnë situatën, ndërsa Interi nuk duket i gatshëm ta lejojë largimin e talentit të tij pa marrë një ofertë të konsiderueshme..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot