Hoxhaj: LVV duhet ta propozojë kryeparlamentarit

0%

Enver Hoxhaj nga PDK, tha se LVV-ja duhet ta propozojë kandidadin për kryeparlamentar dhe të konstituohet Kuvendi, ndonëse e vlerësoi seancën si antikushtetuese. “E ftojmë Kurtin që ta propozojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, të konstituohet Kuvendi” , tha ai, duke shtuar se procesi i konstituimit nuk është i lidhur me krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, seanca e sotme ishte “seancë e turpit”. Ai e akuzoi Kurtin për “uzurpim” të pushtetit dhe “suspendim të të gjitha institucioneve demokratike”. Hoxhaj tha se gjithë kjo situatë është që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Burimi: Bota Sot