Një mosmarrëveshje verbale mes dy personave ka eskaluar në të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në fshatin Orroberdë të Istogut, ku një 33-vjeçar mbeti i plagosur, ndërsa personi i dyshuar për sulmin u arratis nga vendi i ngjarjes. Siç raportoi Sinjali, viktima është Dardan Haxhijaj, rreth 34-vjeçar, ndërsa i dyshuari për vrasje në tentativë është Vezir Haziraj, rreth 29-vjeçar..
Mosmarrëveshja para shtëpisë çoi në shkrepjen e armës – si ndodhi tentim-vrasja në Orroberdë të Istogut, i dyshuari në arrati Lidhur me gjendjen shëndetësore të Haxhijajt, Sinjali ka kontaktuar Emergjencën në QKUK.
Naser Syla, shef i Emergjencës, ka bërë të ditur se i lënduari është sjellë në mëngjes nga Spitali i Pejës dhe, pas ekzaminimeve të kryera në QKUK, është dërguar në sallën operative nga ekipet e Kirurgjisë Vaskulare dhe Anestezionit. Sipas Sylës, gjendja shëndetësore e të plagosurit është e rëndë, por stabile për momentin.
Ky është i dyshuari për të shtënat ku mbeti i plagosur një person në Banjë të Pejës – ndodhet në arrati “Po është duke u trajtuar në QE një i lënduar me armë sklopetare ,është sjellë në orët e mëngjesit nga spitali pejës,pas egzaminimëve të kryera në QE pacienti është dergu në sallë operative të QE nga ekipët e k. Vaskulare dhe anestezionit, gjendja është e rëndë por stabile për momentin.
Do të vazhdonë trajtimin në MIQ.”, tha ai. Bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, mes Haxhijajt dhe Hazirajt kishte nisur një mosmarrëveshje verbale, e cila më pas kishte eskaluar. Në ato momente, Haziraj dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit, duke qëlluar dhe plagosur Haxhijajn në pjesën e sipërme të këmbës së majtë.
Pas të shtënave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa dëshmitarët e kanë marrë të plagosurin me veturë dhe e kanë dërguar deri te Hotel Onix në Banjë, ku i është ofruar ndihma e parë. Nga aty, Haxhijaj është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Për shkak të lëndimeve, më pas është transferuar nën përcjellje policore në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa Vezir Haziraj po kërkohet nga Policia.
Plagosja me a*më zjarri në Banjë të Pejës – ky është i plagosuri, i dyshuari në arrati Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
